Shqiperia

Kongresi i PS/ “Sot mbjellim fitoren që do të korrim në 2025”, Rama vlerësime për Lindita Nikollën: Shembull se si duhet të jetë individi i zgjedhur

kongresi i ps sot mbjellim fitoren qe do te korrim ne 2025 rama vleresime per lindita nikollen shembull se si duhet te jete individi i zgjedhur
kongresi i ps sot mbjellim fitoren qe do te korrim ne 2025 rama vleresime per lindita nikollen shembull se si duhet te jete individi i zgjedhur

Kryeministri Edi Rama është shprehur i bindur se PS do të fitojë zgjedhjet në 2025, ndërsa ka deklaruar se sot nis mbjellja e fushës së fitores që do të korret pranverën e ardhshme. Në fjalë e tij në Kongresin Zgjedhor të Partisë Socialiste ai u shpreh se sot nis projekti i PS për partinë dhe Shqipërinë 2023. Ai kujtoi edhe Lindita Nikollën e cila dha dorëheqjen nga posti i kryetares së Kuvendit.

[embedded content]

“Të nderuar kongres i PS, shokë, shoqe, miq dhe të ftuar! Ky është një stacion në rrugëtimin e PS. Jo thjesht sepse do të zgjedhim përfaqësuesit e familjes së madhe politike në Asamblenë Kombëtare prej të cilës në sezonin e ardhshëm politik, do të dalin dhe Kryesia dhe Sekretariati i ri i PS. As sepse sot nis praktikisht mbjellja e fushës së fitores që do të korrim pranverën e ardhshme me një punë të gjithëanëshme. Sot nis natyrshëm projekti i PS të vitit 2023. Është kjo koha e duhur për të nisur një tjetër investim të ri për kapitalin njerëzor të PS-së, dhe për të punuar në një ambicie të re, të madhe. Jo vetëm për Shqipërinë e 2023-ës, por dhe për PS-në e 2030-ës. Dua të ndalem për një moment, për të falënderuar në emër të çdo anëtari të PS, Lindita Nikollën. Shërbeu për disa vite, bëri më të mirën e saj si gjithmonë, që në ditën e parë në shërbimin publik, si mësuese, si drejtoreshë shkolle, kryetare e Njësisë Bashkiake nr,3, ministre e Arsimit dhe kryetare Kuvendi. E ka vënë unin e vetë në shërim të komunitetit politik. Shembull kuptimplotë se si duhet të jetë në çdo rrethanë dhe vështirësi, individi i zgjedhur nga ky komunitet dhe në çdo hap përfaqësimi. Faleminderit për shembullin që je”, tha ai.

[embedded content]

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts