Shqiperia

Konsensus PD-PS, Kuvendi miraton me 106 vota pro projektligjin për Kodin Zgjedhor

konsensus pd ps kuvendi miraton me 106 vota pro projektligjin per kodin zgjedhor

Mazhoranca dhe opozita miratuan me konsensus në Kuvend, ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

  • foto galeri
  • foto galeri

Me 106 vota pro 2 kundër dhe asnjë abstenim, PD dhe PS i qëndruan dakordësisë së shprehur në Komisionin e Ligjeve të mërkurën. Si çdo nismë, ligj dhe reformë, jo të gjitha palët i la të kënaqura. Reforma u kontestua nga një pjesë e deputetëve të opozitës.

Vullnetin tyre kundër projektligjit të Kodit Zgjedhor e shprehën Enkelejd Alibeaj dhe Dashnor Sula.

Lulzim Basha, Famir Mediu, Dashamir Shehi, Bujar Leskaj, Dashnor Sula, Enkelejd Alibeaj e Kreshnik Çollaku ishin ndĂ«r zĂ«rat kritikĂ«. Mes tyre kishte edhe nga ata qĂ« e quajtĂ«n pazar mes mazhorancĂ«s dhe opozitĂ«s Kodin e Ri Zgjedhor.

Listat 1/3 e mbyllur, 2/3 e hapur

Kështu, në zgjedhjet e ardhshme për herë të parë do të jetë e mundur që emigrantët shqiptarë të shprehin vullnetin e tyre pa u detyruar që të jenë fizikisht në Shqipëri.

Në seancën e fundit plenare për këtë sesion u miratua dakordësimi mes mazhorancës dhe opozitës për lista të hapura në 2/3 e tyre dhe 1/3 të mbyllura.

PS dhe PD parashikohet të dorëzojnë në KQZ dy lista; listë shumemërore të fiksuar të kandidatëve, si dhe listën shumemërore të kandidatëve, që i nënshtrohen votimit parapëlqyes. Lista e fiksuar renditet me shifra duke nisur nga njëshi, ndërsa lista shumemërore e kandidatëve me votim të parapëlqyer nga zgjedhësit vendosen në rend alfabetik sipas mbiemrave të tyre.

Voton diaspora

Sa i pĂ«rket votĂ«s sĂ« emigrantĂ«ve, KQZ drejton, mbikĂ«qyr dhe Ă«shtĂ« pĂ«rgjegjĂ«se pĂ«r procesin pĂ«r pĂ«rgatitjen e zgjedhjeve gjithashtu organizon votimin. Çdo ent tjetĂ«r shtetĂ«ror ose privat qĂ« pĂ«rfshihet nĂ« kĂ«tĂ« proces janĂ« tĂ« detyruar tĂ« zbatojnĂ« rregullat e pĂ«rcaktuara nĂ« kĂ«tĂ« Kod dhe nĂ« aktet nĂ«nligjore qĂ« miraton KQZ-ja nĂ« zbatim tĂ« tij.

Pragu elektoral

Kodi i ri Zgjedhor bën edhe një tjetër ndryshim. Pragu elektoral kombëtar do të jetë 1%. Kjo iu jep mundësi përfaqësimi partive të vogla, por mandati për to do të kalkulohet vetëm nëse në një qark të caktuar tejkalojnë shifrën e 7 mijë votave.

Votim elektronik në 5 qarqe?

Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2025, në 5 qarqe pritet të implementohet votimi elektronik. Kjo u paralajmërua nga bashkëhartuesi i Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri nga foltorja e Kuvendit.

PĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e grupit “Balkanweb” mjafton tĂ« klikoni: Join Group dhe kĂ«rkesa do t’ju aprovohet menjĂ«herĂ«.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts