Shqiperia

Konsensusi për amnistinë penale/ Alibeaj: Tre nga amendamentet godasin drejtësinë. Nuk iu hapet barku për të burgosurit, por po amnistoheni nga SPAK

konsensusi per amnistine penale alibeaj tre nga amendamentet godasin drejtesine nuk iu hapet barku per te burgosurit por po amnistoheni nga spak
konsensusi per amnistine penale alibeaj tre nga amendamentet godasin drejtesine nuk iu hapet barku per te burgosurit por po amnistoheni nga spak

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, tha se amnistia e sotme që pritet të miratohet nga Parlamenti nuk është gjë tjetër vetëm se amnisti nga SPAK.

“Po miratohet një akt që shënon fundin e moralitetit politik. E di se në fundin e mandatit që gjithsecilin e vendos në sfidën e madhe nëse do të jetë më në Parlament, ndaj lënë gjithçka mënjanë se si të ruajnë karrigen e tyre. Tre produkte kanë ndodhur që kur keni arritur marrëveshjen e madhe. E treta është sot. Asnjëri këtu në këtë sallë kur bëhet fjalë për amnistinë, nuk i hapet barku për të burgosurit. I sakrifikuari i madh sot është drejtësia.

Me amnistinë që po bëni gati të votoni sot në heshtje. Sot, do jepet vota për t’i ulur dënimin 1 vit e gjysmë burrave , dy viteve grave që janë dënuar nga drejtësia e re. Ky është testi i parë i hidhur i kësaj marrëveshje. Duhet të bëni transparencë duke e kthyer në Komisionin e Ligjeve.  Këto janë testet që po i merr ky Parlament në fund, nën frikën e humbjes së mandatit dhe sidomos nën frikën e SPAK. Nuk është gjë tjetër vetëm se amnisti nga SPAK-u. Shqiptarët duhet t’u ndëshkojnë nesër të gjithëve.  Janë katër amendamente, tre prej të cilave godasin SPAK-un drejtpërdrejt”, theksoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts