Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen e 4 shtetasve të huaj të cilët akuzohen për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”,“Grupi i strukturuar kriminal”.
Yahia Yussef (alias Kamal Kamil) nga Egjipti, Soran Saber ngaIraku, Yalcin Ali Hanci dhe Mustafa Koseoglu nga Turqia, në vendin tonë kanë bashkëpunuar me shtetas shqiptarë dhe kanë trafikuar emigrantë të paligjshëm nga Lindja e Mesme drejt vendeve të BE-së.
Njoftimi i GJKKO:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 09.12.2023 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Dërgimin për gjykim të çështjes penale nr.148/2020, në ngarkim të të pandehurve Yahia Yussef (alias Kamal Kamil), Soran Saber dhe Yalcin Ali Hanci, të cilët akuzohen për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”,“Grupi i strukturuar kriminal”,“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 298/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal, si dhe të pandehurit Mustafa Koseoglu, i cili akuzohet për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”,“Grupi i strukturuar kriminal”,“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 298/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.
Në seancën e datës 31.07.2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (seanca paraprake) me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Flora Hajredinaj, pasi shqyrtoi pretendimet e palëve, me vendimin Nr. 31, datë 31.07.2024 vendosi:
Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar për dërgimin e çështjes në gjykim në ngarkim të të pandehurve:
Yahia Yussef (alias Kamal Kamil), i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, “Grupi i strukturuar kriminal”,“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar përkatësisht nga nenet 298 paragrafi 1, 28 pika 4, 333/a paragrafi i parë dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.
Soran Saber, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”,“Grupi i strukturuar kriminal”,“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 298 paragrafi i parë, 28 pika 4, 333/a paragrafi i parë dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.
Yalcin Ali Hanci, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, “Grupi i strukturuar kriminal”,“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 298 paragrafi i parë, 28 pika 4, 333/a paragrafi i parë dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.
Mustafa Koseoglu, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”,“Grupi i strukturuar kriminal”,“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar përkatësisht nga nenet 298 paragrafi i parë, 28 pika 4, 333/a paragrafi i dytë dhe 334 pika 1 të Kodit Penal, duke ia vënë në dispozicion një trupi gjykues të përbërë prej tre gjyqtarësh, të ndryshëm nga ky trup monokratik, për arsye se gjykata çmon se ka prova të mjaftueshme në mbështetje të akuzës.
Në bazë të nenit 332/ë të K.Pr.Penale, fashikulli i gjykimit të jetë i përbërë nga të gjitha aktet e paraqitura nga prokurori, janë gjithsej 52 volume duke përjashtuar prej tyre procesverbalet me deklarimet e personave që kanë dijeni për veprën penale, me deklarimet e personave të pyetur me cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime apo me cilësinë e personit të pandehur, në kushtet që gjatë këtij gjykimi nuk u paraqit kërkesë për gjykim të shkurtuar, dhe nuk mund të përdoren në mënyrë të drejtpërdrejtë në gjykim.
Shpenzimet gjyqësore siç janë bërë.
Urdhërohet depozitimi i këtij vendimi dhe fashikullit të këtij gjykimi në Kryesekretarinë e kësaj gjykate brenda 10 (dhjetë) ditëve, duke filluar nga e nesërmja e shpalljes.
Tiranë, më datë 31.07.2024
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co