Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar dje në orët e mëngjesit, në zonën e Follorinës në Greqi, nga punonjës policie të Repartit të Rojës Kufitare të Kapshticës, për shkelje të legjislacionit për kodin doganor kombëtar.
Konkretisht, në kuadër të kontrolleve të synuara, punonjësit e policisë kanë identifikuar një furgon me drejtues 29-vjeçarin dhe gjatë kontrollit që u krye, u gjetën 242 shishe me ftohës (freon), me peshë mbi 3 ton, të cilat i kishte marrë nga një kalim i paruajtur në kufirin greko-shqiptar dhe që u mungonte zhdoganimi dhe detyrimet doganore.
![Kontrabandë freoni në kufi me Greqinë, arrestohet shqiptari 2 Kontrabande2](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/04/kontrabande-freoni-ne-kufi-me-greqine-arrestohet-shqiptari.jpg)
Një hetim paraprak për rastin ka nisur nga Departamenti i Rojës Kufitare të Kapshticës, ndërsa dosja ndaj tij do t’i dërgohet Prokurorisë Penale të Kastorias.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co