Kontrata e parë si profesionist, sulmuesi 20-vjeçar shqiptar rinovon me klubin italian

kontrata e pare si profesionist sulmuesi 20 vjecar shqiptar rinovon me klubin italian
kontrata e pare si profesionist sulmuesi 20 vjecar shqiptar rinovon me klubin italian

Sulmuesi shqiptar Rrok Toma, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e përfaqësuesve të moshave kuqezi, ka nënshkruar rinovimin e kontratës së tij me klubin e Albinolefes, në atë që është tashmë marrëveshja e tij e parë si profesionist.

Sulmuesi 20-vjeçar, i cili ka luajtur në të gjitha grupmoshat e Shqipërisë duke shënuar 6 gola me fanellën kuqezi, është prej një viti pjesë e skuadrës së parë të klubit që gjendet në Serinë C në Itali. Tanimë klubi ka ushtruar të drejtën e zgjatjes së kontratës së tij deri në qershorin e vitit 2025.

Djaloshi i lindur në Lezhë, është transferuar në Itali që në moshë të vogël duke u bërë pjesë edhe e klubit të Torinos me moshat U16 dhe U17, para se të përfundonte te të rinjtë e Albinolefes dhe spikaste duke iu bashkuar skuadrës së parë. Megjithatë, ai është aktivizuar më shumë në kampionatet e moshave me klubin e Albinolefes gjatë kësaj periudhe, duke shënuar 6 gola e dhënë 4 asiste në 14 ndeshje të luajtura. Deri tani, Toma ka luajtur 4 ndeshje në Serinë C me fanellën e Albinolefes.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →