Sport

Kontribut i çmuar në fitoren ndaj Konyaspor, dy lojtarët shqiptarë vendimtarë në Turqi

kontribut i cmuar ne fitoren ndaj konyaspor dy lojtaret shqiptare vendimtare ne turqi
kontribut i cmuar ne fitoren ndaj konyaspor dy lojtaret shqiptare vendimtare ne turqi

Florent Hadërgjonaj dhe Fidan Aliti, dy lojtarët shqiptarë të njohur, kanë kontribuar në suksesin 2-0 të Alanyaspor ndaj Konyaspor, takim ky i vlefshëm për kampionatin turk. Ishte Florent Hadërgjonaj ai i cili realizoi për t’i dhënë epërsinëekipit të tij, kur në minutat shtesë të pjesës së parë realizoi për 1-0 pas asistimit të Oguz Aydin. Në këtë ndeshje vlen të theksohet edhe përformanca e mirë e Fidan Alitit, i cili ishte i pakalueshëm dhe një ‘muri i gjallë’ për ekipin kundërshtar.

Për paraqitjen e tij fantastike, Florent Hadërgjonaj u vlerësua me notën 7.9 nga Sofascore, ku përveç golit edhe katër duele të fituara, katër topa të gjatë të saktë si dhe 64 pasime të kompletuara.Aliti në anën tjetër mori notën 7.0, pati tri spastrime të topit nga zona, dy ndërhyrje në top, si dhe 65 pasime të kompletuara. Me këtë fitore Alanyaspori ka ‘rrëmbyer’ pozitën e tetë në tabelë me 45 pikë të grumbulluara, ndërsa xhiron e ardhshme do të jetë  mysafir i Istanbulspor.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts