Bota Sport

Kontrollohej nga një shqiptar/ Revoltë e të burgosurve në burgun e Janinës pas ndërhyrjes së forcave speciale! I vihet zjarri…

kontrollohej nga nje shqiptar revolte e te burgosurve ne burgun e janines pas nderhyrjes se forcave speciale i vihet zjarri
kontrollohej nga nje shqiptar revolte e te burgosurve ne burgun e janines pas nderhyrjes se forcave speciale i vihet zjarri

Me bashkëpunëtorë të tij brenda e jashtë burgut, përfshirë policë, gardianë e zyrtarë, ai kontrollonte veprimtari të paligjshme përfshirë shpërndarjen e drogës. Ende nuk dihet se për cfarë veprash bëhet fjalë, por burime jozyrtare thonë se janë evidentuar të paktën 70 raste të veprimeve të paligjshme me qëllim përfitimi.

Forcat speciale EKAM dhe MAT, bashkë me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm kanë ndërhyrë në burg prej orës 06.00 të mëngjesit për të ekzekutuar disa urdhër arreste si dhe për të kryer kontrolle për drogë, armë, celularë etj. Urdhër arrestet mësohet se janë për persona brenda e jashtë burgut, përfshirë policë, gardianë e zyrtarë.

Kontrollet kanë shkaktuar revoltë ndër të burgosurit, të cilët kanë djegur dyshekë e sende të tjera. Drejt vendit të ngjarjes kanë shkuar 3 zjarrfikëse, ndërkoë që forca të shumta policore vazhdojnë operacionin. Disa prej të burgosurve mësohet se janë transferuar. Gjithashtu bëhet me dije se në vendngjarje ka mbërritur edhe Prokurori. Detaje të tjera pritet të mësohen në orët në vijim.

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts