Bota

Koreja e Veriut vijon dërgimin e balonave me mbetje drejt Jugut, ndërpriten fluturimet në aeroportin e Seulit

koreja e veriut vijon dergimin e balonave me mbetje drejt jugut nderpriten fluturimet ne aeroportin e seulit
koreja e veriut vijon dergimin e balonave me mbetje drejt jugut nderpriten fluturimet ne aeroportin e seulit

Koreja e Veriut lëshoi rreth 500 balona të mbushura me mbeturina në hapësirën ajrore të Koresë së Jugut gjatë 24 orëve të fundit, njoftuan autoritetet e këtij vendi të enjten. Balonat shkaktuan ndërprerjen e fluturime si dhe një zjarr në çatinë e një ndërtese banimi.

Balonat janë pjesë e një fushate të vazhdueshme të Phenianit kundër disidentëve koreanoveriorë dhe aktivistëve të Koresë së Jugut, të cilët rregullisht dërgojnë përmes balonave afishe kundër Phenianit, medikamente, para dhe USB me përmbajtje të ndryshme muzikore dhe filmike të Koresë së Jugut.

Një balonë e dyshimtë shkaktoi pezullimin e nisjes dhe uljes së avionëve në aeroportin Gimpo të Seulit për dy orë të mërkurën mbrëma, njoftoi një zytar i aeroportit.

Gjatë javëve të fundit, balonat kanë ndikuar disa herë në punën e aeroportit kryesor ndërkombëtar të Koresë së Jugut.

Në krahinën e Gieongit afër Seulit, një balonë shkaktoi zjarr në një ndërtese banimi, i cili u shua më pas nga zjarrfikësit, sipas autoriteteve.

Ushtria e Koresë së Jugut njoftoi se disa nga balonat me mbeturina përmbajnë pajisje që mund të shkaktojnë zjarre.

“Një mekanizëm i kurdisur u ngjitet balonave me mbeturina për t’i shpërthyer ato pas një kohe të caktuar, në mënyrë që mbeturinat që gjenden brenda tyre të shpërndahen”, deklaroi zëdhënësi i ushtrisë Lee Sung-jun.

Sipas tij, 480 balona, shumica e të cilave të mbushura me letra dhe plastikë, kishin hyrë në territorin e Koresë së Jugut deri të enjten.

Të mërkurën, balonat e Koresë së Veriut arritën deri në afërsi të zyrave presidenciale në Seul, të cilat ruhen me masa të rrepta sigurie./ VOA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts