Sport

Koret raciste të tifozëve: Kosova është Serbi/ Ja reagimi i gazetarit…

koret raciste te tifozeve kosova eshte serbi ja reagimi i gazetarit
koret raciste te tifozeve kosova eshte serbi ja reagimi i gazetarit

Situatë e tensionuar u regjistrua para përballjes mes Anglisë dhe Serbisë të zhvilluar në stadiumin e Shalkes.

Si të mos mjaftonin përplasjet jashtë impianit sportiv, brenda tij nuk munguan koret raciste, teksa ato që dëgjoheshin më së tepërmi ishin thirrjet: “Kosova është Serbi”.

Gazetari Arlind Sadiku, i cili teksa po raportonte direkt, poshtë tribunës ku qëndronin tifozët serbë, në momentin e thirrjeve, “Kosova është Serbi”, është kundërpërgjigjur me një gjest, që i ka shfazuar edhe më shumë huliganët serbë.

Ai ka formuar shqiponjën dykrenare me duar, duke mos iu trembur aspak reagimeve brutale të serbëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts