“Korrupsioni është kthyer në endemik”- Jorida Tabaku: Qeverisja i ka dalë për zot çdo afere! S’mund të luftohet me njerëzit që i janë bërë mburojë

korrupsioni eshte kthyer ne endemik jorida tabaku qeverisja i ka dale per zot cdo afere smund te luftohet me njerezit qe i jane bere mburoje



































Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka deklaruar se korrupsioni është kthyer në endemik.

tabaku

Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku shkruan se qeverisja i ka dalë për zot çdo afere korruptive.

Ajo theksoi se korrupsioni nuk mund të luftohet me njerëzit që i janë bërë mburojë.

Postimi deputetes Tabaku:

Sot, korrupsioni është kthyer në endemik, në çdo qelizë të shoqërisë qoftë në nivelin qendror dhe në atë lokal. Kushdo që ka folur dhe e luftuar korrupsionin është luftuar. Në bllok qeverisja i ka dal për zot çdo afere korruptive, çdo kontrate koncesionare por dhe çdo individi të përfshirë.

Por a mund të jenë këto që janë bërë mburojëe korrupsionit për vite me radhë zgjidhja për situatën që ndodhet sot Shqipëria? Lufta kundër korrupsionit duhet të ishte bërë prioritet kombëtar vite më parë. Dhe jo ajo që po bëhet sot si një alibi për të dalë nga situata ku janë zhytur.

A mund të jetë ilaçi për të shëruar një sëmundje ai që e ka shkaktuar këtë sëmundje? Kjo natyrisht duhet të ndodhë ndryshe, me një mëndësi të re, me një ide të re, me një vizion të ri por edhe me një ekip të ri. Me këto njerëz që kanë qenë të përfshirë në afera korruptive ku janë bërë mbulesë e korrupsionit ne patjetër që nuk mund ta luftojmë atë qoftë edhe për procesin e integrimit.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →