“Korrupsioni kurrë nuk ka qenë në këto nivele”- Basha tryezë me ekspertët për programin ekonomik: Shkaktari kryesor i informalitetit, taksa progresive

korrupsioni kurre nuk ka qene ne keto nivele basha tryeze me ekspertet per programin ekonomik shkaktari kryesor i informalitetit taksa progresive

































Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një tryezë diskutimi me ekspertë të ekonomisë, ka folur për problematikat që ka kjo fushë.

basha

Basha tha se ekonomia shqiptare vuan nga korrupsioni, duke shtuar se kurrë nuk ka qenë në nivelet e kësaj dekade.

Gjithashtu tha se gjithashtu ekonomia vuan nga vendimmarrjet jotransparente, burokratizimi dhe modelet që mbysin iniciativën.

Duke u ndalur tek informaliteti, Basha tha se shkaktar kryesor është taksa progresive.

“Synimi ynë është që asnjë pjesë e program tonë të mos mbetet në hije. Një kulturë e re politike kërkon që oferta e çdo formacioni politik të jetë transparente, që oferta e çdo partie politike, të mos jetë një pusi për elektoratin, por të kenë shansin të njihen me të dhe pse jo ta përmirësojnë atë.

Ekonomia shqiptare vuan në një lëngatë të shumëfishtë, vuan nga njëra anë për shkak të korrupsionit galopant, një sëmundje shoqëruese  e tranzicionit por që nuk ka patur kurrë nivele si në këtë dekadë. Është kthyer në një gangrenë për rritjen ekonomike. Është kthyer në kontribuuesin kryesor për mosmirëqenine e shqiptarëve, për varfërinë e tyre që ka sjellë shpopullimin e vendit.

Ekonomia vuan nga vendimmarrjet jo transparente që favorizojnë një grusht njerëzisht, që gëzojnë pozita monopoliste ose oligopoliste, në tregun shqiptar. Meritokracia dhe pasojat ndjenjën në rënien e ekonomisë.

Ekonomia vuan nga riburokratizimi i vendimmarrjes pa transparencë, me favoritizëm he me xhepa të shtuar për korrupsionin e vogël dhe të madh.

Ekonomia vuan po kështu, nga një sistem apo model që në çdo aspekt mbyt iniciativën dhe është kthyer në neopaternalizëm të një grushti klientësh të qeverisë që kanë zaptuar me shpejtësi të gjitha fushat kryesore të ekonomisë.

Në majë të këtij sistemi qëndron një sistem jo transparent, infektiv dhe shkaktari kryesor i informalitetit në ekonominë tonë, është sistemi i taksës progresive”, tha Basha.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →