Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani përmes një mesazhi në ‘Facebook’ thekson se i qëndron idesë së dështimit të sistemit të drejtësisë.
Sipas tij, reforma në drejtësi ka dështuar në qëllim dhe objektiv.
REAGIMI I MANJANIT
I qëndroj idesë së DËSHTIMIT të sistemit.
*******
Përqendrimi i gjithë energjive goditëse ndaj Altin Dumanit apo prokurorëve të tjerë të SPAK është e gabuar.
Ajo që duhet goditur si e DËSHTUAR është reforma në drejtësi. Reforma ka dështuar në qëllim dhe objektiv. Ka dështuar në vendosjen e kulturës së sundimit të ligjit të drejtë e të barabartë për të gjithë.
Reforma ka dështuar të luftojë korrupsionin. Ky i fundit vetëm sa u thellua. Nga përqindje, sot korrupsioni është afruar me vjedhjen e gjithë parave publike. Pra nuk ka më bakshish, sepse i marrin vetë të gjitha fondet dhe ja japin firmave të veta!
Korrupsioni sot nuk lë rrugën me asfalt të hollë, pa vijëzime apo mjete mbrojtëse, por lë vendin pa rrugë fare. E patë rrugën e Ersekës?
Reforma në drejtësi pra është ajo që ka dështuar.
E mbani mend ku thonin se pas reformës do shtohen investimet?!
Ku janë?
Pas reformës klima e të bërit bisnes është përkeqsuar. Janë bërë kulla e ndërtime, por gjithnjë e më pak biznes bëhet në to. Shihini sa drita ndizen në to…
Pas reformës shqiptarët ikën. Kemi mbetur vetëm 1.5 milionë nga 4.3 milion shtetas që jemi. Ç’drejtësi është kjo që përzë njerëzit nga vendi i vet?!
Doni më prova për dështimin?!
Shihni paralizën e administradës publike, e cila megjithse politike, nuk lëviz asgjë nga frika e burgimit pa të drejtë.
Pas reformës drejtësia funksionon vetëm me kulturën e ndëshkimit. Me apo pa prova, me apo pa ligj kultura është kap e fut brenda. Burg-burg-burg e burgjet plot me të padënuar. Sigurisht me seleksion, jo ashtu ça të dalë para.
Pra dështim e shkuar dështimit!
Dhe dështimi është i politikës jo i Dumanit apo i prokurorëve aty. Se ja iku Dumani, i cili erdhi pas Krajës, ç’ndryshon?!
Hiç asgjë!
Ndaj problemi duhet parë në sy. Duhet pranuar dështimi. Duhet analizuar mirë ku gabuam. Pastaj mund t’i japim një shanc tjetër real drejtësisë.
Duhet filluar padyshim nga krijimi një baze ligjore të qartë e pa asnjë ekuivok. Krejt ndryshe nga kjo e sotmja. Duhet futur në shinat kushtetuese gjykata, veçanërisht ajo e Larta, e cila ka vënë shallin komunist të pionierit!!!
Në çdo rast drejtësia nuk mund të dalë mbi Kushtetutën, ligjin dhe respekti për lirinë e të drejtat.
Nuk ka drejtësi kur gjykatësi me ligj detyrohet të lërë peng dinjitetin, privatësinë, veten e familjen tek prokurori, i cili në sallën e gjyqit është vetëm njëra palë në fund të fundit.
E kështu me radhë, se rasti rastit nuk i ngjan, por e përbashkëta është se në emër të ndëshkimit është vendosur drejtësi inkuizitore.
Kjo është e papranueshme për një shoqëri demokratike!
Ndaj them se problemi duhet parë tek sistemi dhe jo tek personat, të cilët në sistem të tillë abuzojnë me lehtësi dhe me pëlqim publik madje!!!
Drejtësia kushtetuese e ligjore nuk është,ska qenë kurrë, drejtësi popullore. Këtë të fundit e nxiti reforma…
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co