Kosova dhe Maqedonia e Veriut mbajnë mbledhje të përbashkët në Prishtinë, pritet nënshkrimi i disa marrëveshjeve

kosova dhe maqedonia e veriut mbajne mbledhje te perbashket ne prishtine pritet nenshkrimi i disa marreveshjeve








































Qeveritë e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut do të mbajnë një mbledhje të përbashkët sot në Prishtinë, ku pritet t’i nënshkruajnë disa marrëveshje dypalëshe.

KURTI MAQEDONI

Marrëveshjet pritet të nënshkruhen pas takimit ndërqeveritar, i cili pritet të fillojë në mesditë.

Pjesë e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut është edhe koalicioni shqiptar VLEN, i cili përbëhet nga partitë Alternativa, Lëvizja Besa, Lëvizja Demokratike dhe Aleanca për Shqiptarët.

Zëdhënësja e Qeverisë maqedonase, Venera Azizi, tha në Facebook të dielën vonë se takimi i së hënës “shënon një moment të rëndësishëm” për forcimin e marrëdhënieve mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës dhe se do të jetë “një shembull i bashkëpunimit që na afron drejt një rajoni më të zhvilluar dhe të integruar”.

Ajo tha se marrëveshjet që pritet të nënshkruhet në takimin ndërqeveritar janë “konkrete, të cilat do të kontribuojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë”, pa shpjeguar se për çfarë marrëveshjes bëhet fjalë.

Para takimit ndërqeveritar, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do ta mirëpresë në një takim dypalësh homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Hristijan Mickoski.

Në fund, Kurti dhe Mickoski pritet të flasin në një konferencë të përbashkët rreth orës 14:00.

Takimi i përbashkët i dy qeverive vjen pas një vizite që Kurti me ministrat e tij e bëri në Shkup këtë verë, pak muaj pasi ishte formuar Qeveria e Mickoskit./REL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →