Në vitin 2011 në Kosovë jetonin 1,8 milionë njerëz, sikurse njoftoi Enti i Statistikave të Kosovës (19.12.2024). Sipas këtyre të dhënave shqiptarët përbëjnë 90 përqind të popullsisë, serbët mbi tre përqind.
Të dhënat lidhur me popullsinë serbe, sipas Entit të Statistikave të Kosovës bazohen në vlerësime, sepse shumë prej pjesëtarëve të minoritetit serb e kanë bojkotuar censusin.
Censusi në Ballkan çështje delikate
Kosova vuan prej emigracionit masiv prej nga njerëzit largohen drejt vendeve të tjera në kërkim të punës. Sipas vlerësimeve zyrtare rreth 800.000 kosovarë jetojnë dhe punojnë në vendet e BE-së – gati gjysma e tyre në Gjermani.
Në përgjithësi censusi në shumë vende të Ballkanit është një çështje delikate: Rënia e natalitetit, emigracioni masiv dhe tensionet etnike e vështirësojnë hulumtimin e saktë të numrit të popullsisë./DW
Burimi informacionit @Gazeta Shqiptare Online: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co