Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti merr pjesë sot në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor, dhe Bashkimit Europian, i cili mbahet në Kotor, Mali i Zi, me fokus Planin e Rritjes së Ballkanit Perëndimor.
Në fjalën e tij, ndër të tjera Kurti tha se Kosova është e përkushtuar ndaj vlerave demokratike dhe vullneti i saj pasqyron atë të qytetarëve.
Ai po ashtu i përcolli edhe një mesazh BE-së, duke e ftuar që të kontrollojë progresin e reformave demokratike në vendet e Ballkanit.
Kurti: Kosova e përkushtuar për vlerat demokratike, vullneti i saj pasqyron atë të qytetarëve dhe teksa jemi mbledhur këtu për te diskutuar rrugën tonë drejt Evropës, progresi i Kosovës duhet të njihet.
Kjo është strategjia me efikase për të forcuar lidershipin në Ballkanin Perëndimor. Nëse BE mbështet vendet që promovojnë pluralizmin politik dhe sundimin e ligjit, atëhere do të jenë vetë qytetarët që do të udhëheqin ndryshimin.
Nëse do të kem një mesazh që do ti përcillja BE është të kontrollojë progresin e reformave demokratike në vendet e Ballkanit.
Me lejoni t’ju adresohem për progresin që kemi bërë. Për Kosovën plani i rritjes përfaqëson një mundësi të re për t’u bashkuar me tregun e përbashkët.
Përmbushja e reformave është thuajse e përfunduar. Ne kemi vepruar në përputhje me veprimet e BE-së
The post “Kosova e përkushtuar për vlerat demokratike!”- Samiti në Malin e Zi, Kurti: BE të kontrollojë progresin e reformave në vendet e Ballkanit appeared first on Gazeta Shqiptare Online.