Kosova “ndez”, Foda debuton me fitore në pankinën e “Dardanëve”

kosova ndez foda debuton me fitore ne pankinen e dardaneve
kosova ndez foda debuton me fitore ne pankinen e dardaneve

Kosova fitoi 1-0 ndaj Armenisë, në ndeshjen miqësore të luajtur në Yerevan. Në pankinën e “Dardanëve”  debutoi trajneri gjerman, Franko Foda. Mes titullarëve në këtë takim ishte edhe Edon Zhegrova, ndërsa s’mungoi as Muriqi.

Kosova e dominoi pjesën e parë dhe arriti që të kalojë në epërsi në minutën e 25-të, kur Milot Rashica e dërgoi topin në rrjetë nga afërsia. Paraprakisht Edon Zhegrova depërtoi nga krahu i djathtë, teksa goditja e tij qëlloi traversën dhe përfundoi te Rashica, i cili me qetësinë e duhur shënoi gol, që në fund doli të ishte i vetmi i kësaj ndeshjeje.  Pjesa e dytë kaloi në shenjë të presionit të vendasve, të cilët synoin golin e barazimit. Megjithatë, futbollistët dardanë nuk lejuan shumë hapësira dhe arritën ta menaxhojnë epërsinë e krijuar.

Miqësoren e dytë Kosova e zhvillon më 26 mars, në Budapest kundër Hungarisë.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →