Kosova përballet me ndërprerje të energjisë elektrike në mes të dimrit, Albin Kurti thirrje qytetarëve: Kurseni nga ora 18:00 deri në mesnatë! Autoritetet energjetike zbulojnë problematikën

kosova perballet me nderprerje te energjise elektrike ne mes te dimrit albin kurti thirrje qytetareve kurseni nga ora 1800 deri ne mesnate autoritetet energjetike zbulojne problematiken








































Disa rajone të Kosovës janë përballur me mungesë të energjisë elektrike dhe sipas autoriteteve energjetike kanë reaguar duke zbuluar arsyen.

energji

Ndërprerjet me furnizim me energji elektrike po ndodhin për shkak të mbingarkesës së rrjetit për shkak të rritjes së konsumit, e jo për shkak të mungesës së energjisë, tha shefi ekzekutiv i Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT), Evetar Zeqiri.

Këtë deklaratë ai e bëri pas takimit që ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli zhvilloi me KOSTT-in dhe Kompaninë Kosovare për Shpërndarjen e Energjisë (KEDS).

“Nuk ka mungesë të rrymës. Ne jemi duke prodhuar në maksimum në katër blloqe. KESCO po importon energjinë e munguar. Nuk bëhet fjalë për mungesë të energjisë, por bëhet fjalë për ngarkesë që ka prekur kufijtë”, tha Zeqiri.

“Problemi është i përkohshëm, vetëm në këtë javë dhe javën tjetër dhe pas kësaj pritet të çlirohen kapacitetet, të ulet ngarkesa dhe nuk do të ketë pengesa“, shtoi ai.

Për këtë problematikë ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili u ka kërkuar nga qytetarët që racionalizojnë konsumin e energjisë elektrike sidomos nga ora 18:00 deri në mesnatë.

“Qytetarët i lusim të racionalizojnë konsumin e energjisë elektrike sidomos nga ora 18:00 deri në mesnatë, në të mirë të sigurisë të furnizimit për vete dhe të vendit tonë”, ka thënë Kurti në mbledhjen e qeverisë.

Kosova aktualisht prodhon energji elektrike në dy termocentralet, Kosova A dhe B, që funksionojnë me thëngjill. Por, shteti po ashtu importon rrymë me qëllim që të përmbushë kërkesat në rritje të konsumatorëve.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →