Dështimi në kualifikueset e Euro 2024 është hedhur mbrapa dhe tashmë fokusi është tek e ardhmja. Përfaqësuesja e Kosovës ka programuar tri ndeshje miqësore, dy për muajin mars dhe një për muajin qershor. Fillimisht më 22 mars, Dardanët do të luajnë kundër Armenisë në Yerevan, me synimin vetëm që është fitorja. Më pas , në 26 mars, do të përballen me Hungarinë, në Budapest.
Ndërkaq, testin e radhës, Kosova do ta ketë më 5 qershor, ku do të luajë kundër Norvegjisë, në Oslo.
Federata e Futbollit e Kosovës është në bisedime për miqësoren e dytë për qershorin dhe shumë shpejt do të konfirmohet edhe kundërshtari tjetër. Këto miqësore do të shërbejnë që ekipi dardan të përgatitet sa më mirë për ndeshjet zyrtare në vjeshtë në kuadër të Ligës së Kombeve, shorti i të cilës do të tërhiqet më 8 shkurt.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co