“Kosova të tregohet kreative në dialogun me Serbinë”, ambasadori amerikan në Prishtinë: Ja si hapet rruga e vendit drejt BE-së

kosova te tregohet kreative ne dialogun me serbine ambasadori amerikan ne prishtine ja si hapet rruga e vendit drejt be se
kosova te tregohet kreative ne dialogun me serbine ambasadori amerikan ne prishtine ja si hapet rruga e vendit drejt be se

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se Prishtina duhet të tregojë vullnet të vazhdueshëm dhe kreativitet në dialogun me Serbinë në mënyrë që vendit t’i hapet rruga për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.

Në panelin me temë “Hartimi i së ardhmes: Drejtimet e Politikave dhe Angazhimi Diplomatik”, në kuadër të Konferencës ”Urëzimi i Ballkanit Perëndimor: Diplomacia Parlamentare për Sigurinë Rajonale dhe Integrimin Euro-Atlantik, ai tha se rruga e vetme drejt kësaj është përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE, pasi sipas tij, bashkësia ndërkombëtare dëshiron ta shohë Kosovën të avancojë në rrugën evropiane.

Hovenier gjithashtu përsëriti kërkesën e Shteteve të Bashkuara që të respektohen të gjitha marrëveshjet e nënshkruara në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“Bashkësia ndërkombëtare qartazi  do Kosova që të avancojë në rrugën evropiane, pra keni krijuar kushtet për të arritur këtë dhe mënyra e vetme është përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE. Ne shpresojmë të shohim përpjekje të ripërtërira për të ecur para”, tha Hovenier.

“Jam i vetëdijshëm për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe ndërmjetësve. Disa thonë se Serbia do të shfrytëzojë rastin që të zvarrisë progresin e Kosovës, nuk do ta sfidojë këtë si mundësi. Ajo që mund të them është strategjia më e mirë ne rrethana të tilla për Kosovën është të bëjë gjithçka që mundet për të treguar vullnet të vazhdueshëm kreativitet, energji, përkushtim dhe implementim të obligimeve të cila i ka marrë që i ndihmon procesit për të shkuar para”, u shpreh ambasadori.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →