Kosova, trajneri Foda publikon listën e futbollistëve dardanë për dy ndeshjet e shtatorit

kosova trajneri foda publikon listen e futbollisteve dardane per dy ndeshjet e shtatorit

Trajneri i  Kosovës, Franco Foda e ka bërë publike listën e futbollistëve që do t’i ketë në dispozicion për dy ndeshjet e para të edicionit të ri të Ligës së Kombeve kundër Rumanisë dhe Qipros, që zhvillohen më 6, respektivisht 9 shtator. Në listën e përzgjedhësit Foda janë 25 futbollistë, teksa krahas listës kryesore janë edhe disa futbollistë në listën rezervë dhe varësisht nga rrethanat ata do të mund të përfshihen në kombëtare.

Dardanët i nisin përgatitjet për këto dy ndeshje të hënën, me stërvitjen e parë që do të zhvillohet në orën 17:45, në Kampin Nacional në Hajvali. Ndërkaq, në të njëjtën ditë, paraprakisht përzgjedhësi Foda, do të mbajë konferencë për media në hotel ‘Emerald’ në orën 13:00.Kosova është pjesë e Grupit 2 në Ligën C, ku përpos Rumanisë e Qipros do të përballet edhe me Lituaninë.

Ddd
Ddd

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →