Kefren Turamit i kanë mjaftuar disa miqësore dhe një ndeshje zyrtare për të bindur mbi cilësitë e tij tek të cilat duhet dhënë se Juvja nuk pati kurrë dyshime për deri sa investoi mbi 20 milionë euro për ta blerë nga Nisa.
Në turmën e personaliteve që mesfushori ka befasuar për mirë është edhe Alesandro Kostakurta. Duke folur në “SKY”, ish-mbrojtësi i Milanit vlerësoi të gjithë familjen Turam duke deklaruar se:
“Kefreni më pëlqen shumë. Babai i tij, Lilian ishte i përqendruar dhe i vëmendshëm në fushë, edhe roli i tij e kërkonte duke qenë se ai ishte mbrojtës. Detyrat ishin të ndryshme për të. Djemtë e tij i shoh disi më të qetë. Markus Turam nuk është më surprizë, ndërsa Kefrenin e kisha parë te Nisa. Mendoja se nuk ishte ende gati, por më duket një zgjedhje e goditur nga Juventusi”.
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co