KPK konfirmon në detyrë Flamur Kapllanin, kryetarin e Gjykatës së Tiranës

kpk konfirmon ne detyre flamur kapllanin kryetarin e gjykates se tiranes
kpk konfirmon ne detyre flamur kapllanin kryetarin e gjykates se tiranes

KPK ka konfirmuar në detyrë Flamur Kapllanin, kryetarin e Gjykatës së Tiranës. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Flamur Kapllani e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 fillimisht si gjyqtar në Mirditë dhe më pas në 2007-ën u transferua në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kukës.

Në vitin 2010, Kapllani u zgjodh anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe prej asaj kohe punon pranë Gjykatës së Tiranës, ku së fundmi mban edhe pozicionin e drejtuesit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →