KQZ shkresë ministrit të Brendshëm për ç’regjistrimin e emigrantëve shqiptarëve! Zbardhet udhëzimi: Ata që duan të votojnë të regjistrohen në listët e zgjedhësve jashtë vendit

kqz shkrese ministrit te brendshem per cregjistrimin e emigranteve shqiptareve zbardhet udhezimi ata qe duan te votojne te regjistrohen ne listet e zgjedhesve jashte vendit





































KQZ, në një shkresë drejtuar ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha ka kërkuar që të ç’regjistrohen nga lista e zgjedhësve brenda vendit emigrantët shqiptar.

votim diaspora

Në një udhëzues të hartuar, kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi shprehet se emigratët që duan të votojnë duhen të regjistrohen në listët e zgjedhësve jashtë vendit.

Celibashi shprehet se do të duhet të përcaktojmë me akt të përbashkët mënyrën e bashkëpunimit mes Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile për ç’regjistrimin e shtetasve që votojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë nga lista e zgjedhësve brenda vendit.

“Zgjedhësi që ndodhet jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë dhe që dëshiron të ushtrojë të drejtën e votës për zgjedhjet e radhës për Kuvendin duhet të regjistrohet në listën e zgjedhësve jashtë vendit, në përputhje me përcaktimet e bëra në Kodin Zgjedhor dhe aktet nënligjore në zbatim të tij”, thuhet në udhëzim.

Letra

Drejtuar: ERVIN HOXHA MINISTËR I BRENDSHËM

I nderuar,

Në mbështetje të ndryshimeve më të fundit të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, kemi nisur punën përgatitore për mundësimin e zgjedhjeve nga jashtë vendit për zgjedhjet e ardhshme për Kuvend të vitit 2025.

Në zbatim të nenit 25, pika 13 të Kodit Zgjedhor do të duhet të përcaktojmë me akt të përbashkët mënyrën e bashkëpunimit mes Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile për ç’regjistrimin e shtetasve që votojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë nga lista e zgjedhësve brenda vendit.

Përsa më sipër, gjeni bashkëngjitur për mendim dhe në vlerësimin tuaj projektudhëzimin e hartuar nga administrata.

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi.

SHKRESAT33
kqz votimi diaspore kqz votimi diaspore1 kqz votimi diaspore2

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →