Kur kanë kaluar tetë javë nga starti i Superiores, Bylisi ka arritur të grumbullojë vetëm 5 pikë, shumë pak për tetë javë të luajtura. Krahasuar me ecurinë e tetë javëve të para të dy viteve më parë, ballshiotët nuk kanë as gjysmën e pikëve.
Në sezonin 2022- 2023, që përkon me pjesëmarrjen e fundit në Superiore, ballshiotët kishin 11-pikë. Ata mposhtnin Kastriotin 2-0, barazonin 0-0 në Durrës, mposhtnin Erzenin 4-1 në Ballsh, fitonin 0-1 me Laçin dhe barazonin në shtëpi me Egnatian.
Pra, referuar ecurisë së këtij sezoni, ballshiotët kanë vetëm katër pikë në shtëpi. Me Partizanin, Bylisi bëri një lojë me ritëm, madje krijoi edhe raste, por goli duket se është kthyer në “makth” për skuadrën nga Mallakastra. Tashmë, kur ka mbetur edhe një javë nga fundi i pjesës së parë të sezonit, Bylisi ka ndërlikuar pozitat, edhe pse gara është më e hapur se kurrë dhe ekipi ndodhet shumë afër të tjerëve që synojnë mbijetesën. Ballshiotët nga dje kanë nisur një minifazë dhe do të kërkojnë që të kapin ritmin. Kujtojmë që shumë lojtarë janë afruar në limitet e merkatos ose në startin e garës.
Prandaj, edhe trajneri Nevil Dede bashkë me stafin do të shfrytëzojnë këtë pauzë. Ndërprerja u vjen në ndihmë mallakastriotëve, jo thjesht për të riaftësuar lojtarët me probleme fizike, por edhe ata që kanë ardhur në momentet e fundit të merkatos. Ndaj edhe në prag të sfidës me Skënderbeun, mallakastriotët kanë nisur që të bëjnë llogaritë ndryshe, pasi duhet që sa më parë të projektohet kthesa.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co