Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka replikuar me Ministren e Energjetikës Belinda Balluku duke thënë se në seancë duhet të flitet për rendin e ditës dhe jo për zgjedhjet.
Duke u ndalur te këto të fundit, Bardhi iu drejtua zv/kryeministres duke i thënë se sot “krahun e majtë, Evis Berberin” e ka në burg, ndërsa “krahun e djathtë, drejtorin e Tatimeve, Ceno Klosin” e ka kandidat për t’iu bashkuar të parit.
Sipas Bardhit, Berberi dhe Klosi janë përfshirë në blerjen e votave duke përdorur paratë e buxhetit të shtetit.
“Zonja drejtuese e seancës ju kujdeseni të na kujtoni të flasim për temat e rendit të ditës, nuk di të kemi në rend dite zgjedhjet e Dibrës sot, se po të kemi ato dua t’i kujtoj ministres që e ka krahun e majtë në burg, Evis Berberin që blinte votat derë më derë dhe krahun e djathtë, drejtorin e Tatimeve e ka kandidat për të shoqëruar të parin, që po ashtu blinte votat e dibranëve në zgjedhje. Përqendrohemi te rendi i ditës, se po të jetë për zgjedhjet e vota, kalojmë te ato lekët që nga buxheti i shtetit shkonin te Evis Berberi dhe nga ai te qytetarët e varfër të Dibrës”, u shpreh ai.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co