Shqiperia

Kremtohet 32-vjetori i fronëzimit të kryepeshkopit Anastas

kremtohet 32 vjetori i fronezimit te kryepeshkopit anastas
kremtohet 32 vjetori i fronezimit te kryepeshkopit anastas

Ditën e shtunë, 2 Gusht 2024 besimtarët orthodhoks bashkë me krerët e tyre fetarë, anëtar të Sinodit të shenjtë të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, kujtuan në Kishën e Ungjillizimit në Tiranë, 32 Vjetorin e fronëzimit të Kryepiskopit të Tiranës, Durrës dhe gjithë Shqipërisë, prof.dr Anastasi.

Në fund të meshës së shenjtë përshëndeti Mitropoliti i Korçës, imzot Joani ku ndër të tjera tha: “Në këto 32 vite kryepiskopi Anastas dha gjithçka që kishte: nga dituria e tij, nga dashuria, mençuria e tij nga e cila kemi përfituar të gjithë.

Për këtë kishë ai dha gjithçka që kishte grumbulluar gjatë gjithë jetës së tij për ta rindërtuar dhe për ta ringritur nga themelet Kishën tonë dhe për këtë i jemi mirënjohës dhe i themi faleminderit”

Ndërsa kryepeshkopi Anastas ndër të tjera shprehu fjalë mirënjohje me këto fjalë: “Në zemrën time zotëron kjo ndjenjë mirënjohje dhe falënderimi për të gjithë ju, për këtë atmosferë dashurie dhe respekti që ka mbushur kishën tonë sot.

Në këtë ditë u bë dhe dorëzimi në prift i kryedhjakon Spiro Topanxha.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts