Shqiperia

“Krenar për Shqipërinë”, Rama në Këshillin e NATO-s përkrah Biden e Stoltenberg

krenar per shqiperine rama ne keshillin e nato s perkrah biden e stoltenberg
krenar per shqiperine rama ne keshillin e nato s perkrah biden e stoltenberg

Në Uashington po zhvillohet Samiti i Këshillit të Atlantikut të Veriut, ku merr pjesë edhe Kryeministri Edi Rama.

Krenar për Shqipërinë, është komenti që shoqëron, videon e publikuar nga Kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale, i cili shfaqet në krah të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Stoltenberg, dhe Presidentit amerikan Joe Biden.

Presidenti Joe Biden iu drejtua udhëheqësve të vendeve të NATO-s gjatë një fjalimi të martën në Uashington, duke vënë në pah unitetin e aleancës kundër agresionit rus në Ukrainë dhe nënvizuar angazhimin e hekurt të Shteteve të Bashkuara ndaj aleancës ndërsa ai drejton Shtëpinë e Bardhë.

Mesazhi në dukje synonte të përforconte mbështetjen e lëkundur mes përkrahësve të tij demokratë si dhe vendeve aleate që përballen me mundësinë e një rikthimi në Shtëpinë e Bardhë të republikanit Donald Trump.

Presidenti Biden është përpjekur të bindë votuesit dhe donatorët se ai është i gatshëm për t’u rizgjedhur pas një paraqitjeje të dobët në debatin presidencial me zotin Trump.

Ai është përpjekur ta tregojë veten nëpër fushata elektorale, përmes një letre sfiduese drejtuar ligjvënësve demokratë dhe tani në takimin e nivelit të lartë të NATO-s, duke përcjellë mesazhin se është i gatshëm edhe për katër vite të tjera në Shtëpinë e Bardhë.

“Sot, NATO-ja është më e fuqishme se kurrë, me 32 shtete të forta”, tha zoti Biden teksa mirëpriti udhëheqësit në një mbrëmje për të shënuar 75 vjetorin e aleancës. “Është gjë e mirë që jemi më të fortë se kurrë, sepse ky moment historik ka nevojë për fuqinë tonë të përbashkët”, tha ai me zë të fortë dhe kokën lart.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts