![Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, posedon dhjetëra mijëra euro në kriptovaluta 2 kreu i partise demokratike te kosoves posedon dhjetera mijera euro ne kriptovaluta](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/04/kreu-i-partise-demokratike-te-kosoves-posedon-dhjetera-mijera-euro-ne-kriptovaluta.jpg)
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka bërë deklarimin e tij të pasurisë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.
Krasniqi posedon një banesë e cila është në emër të tij, vlera e të cilës është rreth 120 mijë euro. Gjithashtu, ai ka deklaruar edhe një shtëpi, për të cilën ka thënë se është e përbashkët me familjarët, transmeton Telegrafi.
Te pasuria e paluajtshme, ai ka deklaruar se ka disa vepra arti, libra ( vlera e tyre 18 mijë ).
Krasniqi ka deklaruar se bashkëshortja e tij posedon një veturë, e cila kushton rreth 21 mijë euro.
Kreu i PDK-së, ka deklaruar edhe posedimin e kriptovalutave.
Ai posedon numër të madh të tyre, duke nisur nga Bitcoin, Ether, Binance Coin, Ether Classic, etj.
Krasniqi ka deklaruar se ka edhe mbi 3 mijë euro në një bankë, kurse bashkëshortja e tij mbi 32 mijë euro.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co