Bota

Kreu i PD premton qytetarët: Do të kthejmë paratë te ju, nuk do t’i marrë më Lubi Balluku për të larë makinën me 10 mijë euro në muaj

kreu i pd premton qytetaret do te kthejme parate te ju nuk do ti marre me lubi balluku per te lare makinen me 10 mije euro ne muaj













































Kreu i PD-së Sali Berisha, gjatë shpalosjes së programit të PD-së është shprehur se në 100 ditët e para të qeverisjes, do të përjashtojë varfërinë ekstreme në Shqipëri.

berisha

Berisha u tha qytetarëve se paratë do kthehen te ta në rroga, pensione kujdes shëndetësor etj, ndërsa shtoi se nuk do t’i marrë më zv.kryeministrja Belinda Balluku “për të larë makinën me 10 mijë euro në muaj.”

Berisha: 100 ditët e para në Shqipëri përjashtohet varfërua ekstreme. Asnjë shqiptar nuk mund të firmosë më pak se 200 euro në muaj. Janë qindra mijëra. 57% e pensionisteve tanë janë me pension jo të plotë, studentët, jetimët, të papunët, të gjithë këta do kenë 200 euro në muaj, kartën e konsumatorit, do marrin energjinë me 7 lekë, do kenë listën e rimbursimit të ilaçeve.

Pra, a nuk bëhemi ne më të njerëzishëm, më të drejtë. Ne kthejmë te ju paratë tuaja. Nuk i merr më Lubi Balluku për të larë makinën me 10 mijë euro në muaj.

Ata para do të vijmë te ju, rroga, pensione, kujdes shëndetësor, cilësi arsimi. Janë detyrime morale, ligjore, për çdo qeveri konservatore.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot botasot.co

Similar Posts