Bota

Kreu i ushtrisë ukrainase: Në rajonin e Kurskut u zunë rob 594 ushtarë rusë

kreu i ushtrise ukrainase ne rajonin e kurskut u zune rob 594 ushtare ruse
kreu i ushtrise ukrainase ne rajonin e kurskut u zune rob 594 ushtare ruse

Që nga inkursionit ukrainas në rajonin rus Kursk, ushtarët e Volodymyr Zelensky kanë arritur të zënë rob lufte 594 ushtarë rusë dhe të kontrollojnë mbi 100 vendbanime në një hapësire prej 1,300 kilometra katrorë.

Këtë e ka bërë të ditur komandanti ukrainas i forcave të armatosura Oleksandr Syrskyi, gjatë një forumi me krerët institucioneve shtetërore, transmeton Telegrafi.

“Deri më sot kemi marr nën kontroll 1,300 kilometra katror territor, që janë mbi 100 vendbanime. Ne gjithashtu kemi zënë rob lufte 594 ushtarë rusë në vijën e frontit”, tha Syrskyi.

Ai edhe një herë ritheksoi se një prej objektivave në inkursionin në Kursk, është t’i devijojnë forcat ruse nga frontet e tjera në veçanti në Pokrovsk dhe Kurakhove.

“Deri në këto momente mund të deklarojnë se rreth 30 mijë ushtarë rusë janë dërguar në frontin e Kurskut, dhe kjo shifër po rritet”, shtoi kreu i ushtrisë ukrainase.

Syrskyi pranoi se rusët po tentojnë të tërheqin njësitë e tyre nga frontet e tjera  – me qëllim që të rritin përpjekjet në frontin e Pokrovskit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts