Shqiperia

Kreu manovra të rrezikshme me Jet Ski, duke rrezikuar pushuesit në Velipojë, gjobitet drejtuesi

kreu manovra te rrezikshme me jet ski duke rrezikuar pushuesit ne velipoje gjobitet drejtuesi
kreu manovra te rrezikshme me jet ski duke rrezikuar pushuesit ne velipoje gjobitet drejtuesi

Një drejtues mjeti uji është gjobitur nga policia, pasi akuzohet se ka kryer manovra të rrezikshme me Jet Ski, duke rrezikuar jetën e pushuesve në Velipojë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet B. B., është ndëshkuar me masë administrative 100,000 lekë të rinj, si dhe është bllokuar mjetin lundrues Jet Ski.

NJOFTIMI I POLICISE
Kreu manovra të rrezikshme me Jet Ski, duke cenuar sigurinë e pushuesve në Velipojë, ndëshkohet me masë administrative 100,000 lekë drejtuesi i mjetit lundrues Jet Ski. Bllokohet dhe mjeti lundrues Jet Ski për mungesë dokumentacioni.

Shërbimet e Policisë Kufitare Shkodër dhe të Njësisë Policore Detare, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Velipojë, gjatë patrullimeve në vijën bregdetare, nisur nga njoftimet e patrullave policore që patrullojnë në tokë përgjatë vijës bregdetare, për një mjet lundrues Jet Ski i cili kryente manovra të rrezikshme në plazhin e Velipojës, kanë ndërhyrë menjëherë për të bërë bllokimin e tij. Drejtuesi i mjetit lundrues, pasi konstatoi shërbimet e Policisë Kufitare, mbylli mjetin lundrues dhe u largua.

Pas verifikimeve të kryera, bazuar edhe në filmimet e publikuara në rrjetin social JOQ, Shërbimet e Policisë Kufitare kanë identifikuar dhe ndëshkuar drejtuesin e mjetit lundrues, shtetasin B. B., me masë administrative 100,000 lekë të rinj, si dhe kanë bllokuar mjetin lundrues Jet Ski.

Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese që të respektojnë me rigorozitet perimetrin e sigurisë ujore për plazhistët, të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete. Gjithashtu, fton qytetarët që për çdo rast të shkeljes së perimetrit të sigurisë dhe të përdorimit të mjeteve lundruese në mënyrë të parregullt, të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar reagim të shpejtë, në bazë të ligjit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts