“Krim i organizuar” dhe “Grabitje”/ Arrestohet një person në Kosovë, kërkohej nga Greqia dhe Mali i Zi

krim i organizuar dhe grabitje arrestohet nje person ne kosove kerkohej nga greqia dhe mali i zi
krim i organizuar dhe grabitje arrestohet nje person ne kosove kerkohej nga greqia dhe mali i zi

Një i dyshuar për vepra të ndryshme penale në Greqi e Mal të Zi, i kërkuar nga INTERPOL-i, jetonte prej dhjetë vitesh me identitet të rremë me të cilin ishte pajisur në Kosovë.

G.S. është arrestuar nga Policia e Kosovës në Qendrën për Pajisje me Dokumente në Komunën e Zubin Potokut, ku kishte shkuar për të aplikuar për vazhdimin e pasaportës, leternjoftimit dhe patentës së shoferit, të cilat i kishte të rrejshme.

Dokumentet me identitet të rremë të Republikës së Kosovës, ai i kishte nxjerrë para dhjetë vitesh.

“Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Mitrovicën e Veriut, (NJRHKEK), ka arrestuar një person të dyshuar për kryerje të veprave penale Legalizim i përmbajtjes së rreme dhe Vjedhja e identitetit dhe pajisja e qasjes”, tha sot Policia e Kosovës në një njoftim për mediat e Kosovës.

I njëjti person nga Interpoli i Greqisë kërkohet për disa vepra të rënda penale, si: ‘Krimi i organizuar’, ‘Grabitje’, ‘Detyrim’, ‘Lëndim të rëndë trupor’, ‘Dhënie e deklaratave false’, ‘Posedim ilegal të eksplozivit dhe mjeteve shpërthyese’, ndërsa nga Interpoli i Malit të Zi kërkohet për veprën penale ‘Lëndim i rëndë trupor’.

Policia tha sot se përmes gjurmëve të gishtërinjve dhe fotografive, ka pranuar raport nga Interpoli ku ka rezultuar se gjurmët e gishtërinjve përputhen me personin në arrati me iniciale G.S. në Greqi.

Personit të dyshuar me vendim të gjykatës i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →