Krimi i dyfishtë në Roskovec, identifikohet autori i ngjarjes dhe dy viktimat! Pas kreu vrasjet, 49-vjeçari u vetëdorëzua

krimi i dyfishte ne roskovec identifikohet autori i ngjarjes dhe dy viktimat pas kreu vrasjet 49 vjecari u vetedorezua





































Altin Kuka është autori i dyshuar i krimit të dyfishtë në fshatin Kurjan të Roskovecit. 

policia-5-1

Raportohet se 49-vjeçari pasi kreu vrasjet është vetëdorëzuar. Krimi ndodhi rreth orës 14:00, ndërsa viktimat janë dy vëllezërit Gramos e Lavdosh Kurti.

Autori i dyshuar është shoqëruar në Komisariat nga uniformat blu, ndërsa është sekuestruar edhe arma e krimit në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Roskovec/Informacion paraprak

Rreth orës 14:00, në fshatin Kurjan, dyshohet se shtetasi A. K., 49 vjeç, ka vrarë me armë zjarri, shtetasit L. K. dhe G. K.

Shtetasi A. K. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Arma e zjarrit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →