Krimi në rritje nga emigrantët, Berlini merr vendimin: Do të dëbohen! Kush nuk respekton rregullat…

krimi ne rritje nga emigrantet berlini merr vendimin do te debohen kush nuk respekton rregullat
krimi ne rritje nga emigrantet berlini merr vendimin do te debohen kush nuk respekton rregullat

Qeveria e Gjermanisë është zotuar të martën për të luftuar krimin në rritje, sidomos pas rritjes së numrit të të dyshuarve me prejardhje jogjermane, teksa tenton edhe të shmangë rritjen e konsiderueshme të partisë së të djathtës ekstreme, Alternativa për Gjermaninë (AfD) në zgjedhjet shtetërore të këtij viti.

Të dhënat aktuale tregojnë 5.5 për qind rritje të krimit vitin e kaluar dhe 13.5 për qind rritje të numrit të të dyshuarve me prejardhje të huaj, ka thënë ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser.

Sipas saj, Gjermania duhet ta përmirësojë integrimin dhe të rrisë numrin e dëbimeve.

“Shkelësit e huaj duhet të largohen nga Gjermania shumë më shpejt. Rregullat e ashpra që i kemi krijuar për dëbim duhet të zbatohen”, ka thënë Faeser, social-demokrate në koalicionin qeveritar të kancelarit, Olaf Scholz.

“Secili që nuk i zbaton rregullat, duhet të largohet”, ka thënë ajo, duke shtuar se ka zero tolerancë për krimet e dhunshme, të cilat janë rritur për 8.6 për qind në vitin e kaluar.

Partitë opozitare, si konservatorët, ashtu edhe Alternativa për Gjermaninë, sa shkojnë e fitojnë më shumë mbështetje përmes premtimeve për politika më të ashpra për migrantët, përfshirë kontrollet më të ashpra kufitare dhe më shumë dëbime.

“Ajo për të cilën AfD-ja ka paralajmëruar për vite, tani nuk mund të fshihet.. statistikat e reja për krime kanë nxitur debatin e ‘krimit nga të huajt’”, ka thënë Richard Graupner prej AfD-së në Bavari.
Disa sondazhe e renditin AfD-në të dytën në nivel kombëtar dhe të parën në tri lande lindore, para zgjedhjeve të shtatorit./REL

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →