Politologu Fitim Zekthi, ka folur mbi lidhjet e politikës me krimin e organizuar, duke u ndalur te operacioni i fundit i Prokurorisë së Posaçme ku shkatërroi 7 grupe kriminale dhe lëshoi 50 urdhërarreste, 20 prej të cilave u ekzekutuan.
Zekthi, i ftuar në emisionin Open në News24, tha se krimi i organizuar në Shqipëri është fuqizuar dhe se nuk është na fazën që e kap për veshi kryeministri.
“Krimi i organizuar në Shqipëri nuk është në fazën që e kap kryeministri nga veshi, sepse janë fuqizuar aq shumë sa nuk bindem që Edi Rama mund t’i komandojë”, tha Zekthi.
Ai tha se krimi dhe korrupsioni në Shqipëri është aq i koklavitur sa është e vështirë të thuhet sot sepse kanë 30 vjet që fuqizohen.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co