Krimi në Tiranë/ U dhunua brutalisht për vdekje me shkop nga shoku i tij i dhomës, viktima kishte 4 vite që qëndronte në azil (Detajet)

krimi ne tirane u dhunua brutalisht per vdekje me shkop nga shoku i tij i dhomes viktima kishte 4 vite qe qendronte ne azil detajet
krimi ne tirane u dhunua brutalisht per vdekje me shkop nga shoku i tij i dhomes viktima kishte 4 vite qe qendronte ne azil detajet

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me ngjarjen që tronditi sot opinionin publik, ku një 78-vjeçar dhunoi për vdekje me një shkop, shokun e tij të dhomës. Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm në një azil pleqsh privat në zonën afër ‘Qytet Studentit’.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se autori i ngjarjes, Zyhdi Shehu, kishte një 1 që qëndronte në azilin privat, ndërsa viktima, Virxhil Vesho, kishte 4 vite që qëndronte në këtë institucion.

Mësohet se 78-vjeçari pas sherrit për krevatin, ka goditur disa herë me shkop shokun e tij të dhomës, duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme. Sakaq, pas alarmit që dhanë stafi i këtij azili, policia bëri të mundur arrestimin e autorit të dyshuar. Të dy të moshuarit vuanin nga skleroza.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →