Moderatorja Roza Lati ditën e djeshme festoi 36-vjetorin e lindjes. Në këtë ditë kaq të veçantë për të, organizoi një festë ku të ftuar special ishin disa nga ish-banorët e “Big Brother VIP” me të cilët Roza kishte marrëdhënie të mira.
Aktori Jul Deda, Françeska Murati, Ledjona Xheladinaj, Lisi Myrtaj, Fation Kuqari dhe Erjola Doçi ishin disa nga ish-konkurrentët e reality show që morën pjesë në ditëlindjen e moderatores.
Megjithatë ajo që nuk i shpëtoi syrit të publikut ishte mungesa e mikes së moderatores, Rike Roçi, ndonëse kjo e fundit ishte në Tiranë.
Vajzat kishin një marrëdhënie shumë të mirë me njëra-tjetrën në shtëpinë e “BBV”, megjithëse nuk dihet se çfarë mund të ketë ndodhur mes dyshes pas daljes nga shtëpia.
Nga ana tjetër Rike nuk e ka uruar Rozën përmes ndonjë postimi në Instagram.
Rike gjatë intervistave televizive pas daljes nga reality show ka treguar se Roza është konkurrenti që mbështet në “BBV”, ndërsa disa ditë pas eleminimit i dërgoi moderatores një dron.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co