Shqipëria u mposht me rezultatin 1-0 ndaj Spanjës në ndeshjen e fundit të Grupit B, duke ndërprerë këtu aventurën Europiane. Pavarësisht përpjekjeve, kuqezinjtë e Silvinjos, nuk arritën të rrëmbenin një barazim që do t’i mbante në lojë për t’u kualifikuar për më tej.
Në fund të sfidës, kuqezinjtë u vlerësuan me notën 6.87 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”.
Në vlerësimin e kësaj faqeje, në krye të listës qëndron Kristjan Asllani me notën 7.63, ndërkohë më pak i vlerësuari rezulton Bajrami me notën 6.2.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co