Bota

Kriteret për Drejtorin e ri të Gardës, Bardhi: Ligji ndryshua me paramendim, shkalla më e lartë e korrupsionit! Emërimi i Ermal Onuzit nuk i plotëson kushtet ligjore

kriteret per drejtorin e ri te gardes bardhi ligji ndryshua me paramendim shkalla me e larte e korrupsionit emerimi i ermal onuzit nuk i ploteson kushtet ligjore





































Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, është shprehur se emërimi i Ermal Onuzit si drejtor i Gardës, nuk i plotëson kushtet ligjore sipas ligjit të pandryshuar.

Bardhi-Denaj-OLF-Sherri-Bujqesia-Cuci-hetimi-Balla-replikat-opozita (13)

Ndërsa ka ndarë një video nga seanca planare ku u ndryshua ligji për kriteret e drejtorit të ri të Gardës, Bardhi thekson se “ligjet me porosi janë shkalla më e lartë e korrupsionit politik”.

“Me firmë personale të Edi Ramës, në krye të Gardës së Republikës është emëruar Ermal Onuzi, që sipas ligjit të pandryshuar nuk i plotësonte kriteret ligjore.  Të ndryshosh një ligj, në interes privat të vetëm një njëriu, me porosi dhe paramendim, është korrupsion i konsumuar në sytë e çdo shqiptari”, shkruan ai.

Sipas Bardhit, ligji u ndryshua me paramendim e në interes privat të vetëm një njeriu.

Reagimi i plotë

Ligjet me porosi janë shkalla më e lartë e korrupsionit politik, por që tashmë janë kthyer në rutinë për mazhorancën socialiste!

Në 22 Mars 2024 Edi Rama ndryshoi në ligjin “Për Gardën e Republikës” kriteret që duhet të plotësojë Drejtori i Përgjithshëm i Gardës së Republikës. Ndryshimet e porositura synonin që të emëronin në krye të Gardës, porositësin e ndryshimeve ligjore. Me emër dhe mbiemër në atë seancë plenare denoncova arsyet e ndyshimeve në ligj. Edi Rama dhe deputetët e tij e mohuan.

Por, denoncimi ishte i vërtetë dhe koha e provoi.

Në 10 Shtator 2024, Edi Rama emëroi në krye të Gardës së Republikës porositësin e ndryshimeve ligjore. Me firmë personale të Edi Ramës, në krye të Gardës së Republikës është emëruar Ermal Onuzi, që sipas ligjit të pandryshuar nuk i plotësonte kriteret ligjore.

Të ndryshosh një ligj, në interes privat të vetëm një njëriu, me porosi dhe paramendim, është korrupsion i konsumuar në sytë e çdo shqiptari. Ky korrupsion i konsumuar në bashkëpunim nga Edi Rama dhe deputetët e tij nuk mund të mbetet i pandëshkuar. Ndryshe vijon qetësisht parimi: “Një drejtësi për Edi Ramën, dhe një drejtësi tjetër të ndryshme për këdo tjetër”!

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts