Kryeministri Edi Rama ironizoi sot opozitën për kritikat që ka bërë ndaj tij lidhur me koncesionin për parkun e Butrintit.
Gjatë fjalës së tij, Rama, tha me ton ironizues se opozita thotë se qeveria ka përfituar shumë para nga parku i Butrintit dhe se sipas tyre mazhoranca nuk ka ku t’i çojë paratë, që sipas kryeministrit janë shpifje.
“Nëse do të shikoni në internet Parkun arkeologjik, Amfiteatrin e Butrintit, historinë, mos u nisni atje, se atje nuk ka gjë”. Gjithçka është marrë edhe është çuar diku dhe falë këtij fakti kemi përfituar edhe shumë para që nuk dimë ku t’i çojmë, edhe i hedhim kot për këto lodrat “lug and play”dhe ça janë këto të tjerat. Po këtë mbaheni për vete, ju lutem se na kanë vënë mbrapa një kanarinë që na këndon sa herë na sheh”, tha kryeministri gjatë fjalës së tij në ceremoninë e çeljes së “Plug & Play”, e cila sjell në Shqipëri shërbime inovative për industri të ndryshme, me perspektivën që Shqipëria të kthehet në qendrën rajonale të këtyre sipërmarrjeve.
Rama: E kemi nisur nga bishti me një numër qesharak dhe disfunksional shërbimesh dhe nëse sot, ne kemi në platformën e shërbimeve publike mbi 3 milionë përdorues, individë apo biznese, e kemi nisur me më pak se 50 mijë përdorues. Edhe ata, që thjesht dhe vetëm ishin regjistruar, po nuk është se merrnin shërbime.
Është një transformim rrënjësor të mendosh që në pak javë akoma, ne çelim dyert e një parku teknologjik që do të mirëpresë të gjithë startup-et apo kompanitë që funksionojnë në botën dixhitale me legjislacionin më favorizues në të gjithë këtë pjesë të Europës. Dhe që tani kanë filluar shumë interesime nga kompanitë, qoftë nga kontinenti ynë, qoftë edhe deri nga Shtetet e Bashkuara, për t’u vendosur në atë park, i cili është midis Tiranës dhe Durrësit dhe quhet “Durana” Tech Park. Po ashtu, po përgatisim dhe bashkë me ADF-në do i japim jetë dhe “Vlora Tech Space” në qendrën që po përfundon së ndërtuari në Vlorë.
TUMO-ja do të spostohet, do të vendoset apo do të degëzohet, po themi, jo se do iki nga këtu, po do rritet edhe në Shkodër, edhe në Elbasan e kështu me radhë.
Në të gjitha shkollat do të kemi brenda një periudhe 2-vjeçare Laboratorët Smart. Ka filluar vendosja e tyre dhe në mënyrë të vazhdueshme vendosim fazën e parë, e kemi përmbyllur me ADF-në dhe për ata që nuk e dinë pse ADF-ja ka gjithë të akses, është se jemi midis nesh këtu, që të jemi transparent, është sepse qeveria dhe ADF-ja “janë pjesë e një grupi kriminal që ka bërë grabitjen e Butrintit”. Kështu që, nëse do të shikoni në internet Parkun arkeologjik, Amfiteatrin e Butrintit, historinë, mos u nisni atje, se “atje nuk ka gjë”. “Gjithçka është marrë edhe është çuar diku” dhe falë këtij fakti “kemi përfituar edhe shumë para që nuk dimë ku t’i çojmë, edhe i hedhim kot për këto lodrat “plug and play” dhe ça janë këto të tjerat”.
Po këtë mbaheni për vete, ju lutem se na kanë vënë mbrapa një kanarinë që na këndon sa herë na sheh. Më shumë e kam merakun e Martinit dhe të Sandrit. Se Martini që është njeri me shumë humor, sa herë përmendet kjo, nuk qesh kurrë, se vetëm tmerrohet. Nuk ka gjë më të keqe në jetë se sa të bëjnë stalking.
“Plug and Play” platforma e mirënjohur globale për mbështetjen e Startup-ve, me qendër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbërriti edhe në Shqipëri, e pozicionuar tek Piramida, për t’u ofruar sipërmarrësve të rinj shqiptarë, një mundësi unike për startup-et e tyre që të rriten, të tërheqin investime kapitale, të pilotojnë teknologjinë dhe të forcojnë praninë në tregjet lokale dhe globale.
Programi i tyre është krijuar për t’u ofruar startup-eve akses të menjëhershëm në një përvojë globale dhe një rrjet të gjerë ndërkombëtar.
Platforma “Plug and Play” është zgjeruar globalisht në mbi 60 vendndodhje, në 25 industri me më shumë se 550 partnerë. Deri më sot, ka investuar në mbi 2000 kompani me vizionin për ta bërë inovacionin të hapur për këdo, kudo.