Kritikat për përdorimin e gjuhës greke në Himarë, Vangjel Tavo: Përpjekje për të krijuar tymnajë kundër nesh, por u ka rënë

kritikat per perdorimin e gjuhes greke ne himare vangjel tavo perpjekje per te krijuar tymnaje kunder nesh por u ka rene





































Kandidati për kryebashkiak në Himarë, Vangjel Tavo u është përgjigjur kritikëve në lidhje me gjuhën greke.

tavo

Tavo është shprehur se janë përpjekur për të krijuar tymnajë, por nuk ia kanë dalë, ndërsa theksoi se Himara është e himarjotëve dhe se historia e atyre që e kanë për interesa të ngushta politike dhe private, ka mbaruar.

“Edhe ata që janë përpjekur herë pas here këtu, të gjejnë shesh për të bërë përshesh, nuk do të kenë më terren në Himarë. Mbaroi historia e atyre që e kanë shfrytëzuar Himarën dhe himarjotët për  interes atë ngushta politike dhe private. Himara është e himarjotëve, dhe këtu nuk ka lidhje as gjuha që përdoret. Unë në rrugë u flas njerëzve, kush do greqisht, greqisht, kush do shqip, shqip, kush do anglisht, anglisht. Janë përpjekur të për krijuar tymnajë kundër nesh, por u ra dhe kjo”, tha Tavo .

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →