Teksa kriza në Kuvend vijon, duket se negociatat mes opozitës dhe maxhorancës janë të hapura, ndërsa janë fokusuar te bisedimet në nivel kryetarësh grupi parlamentar.
Gazetari Ergys Gjençaj në një lidhje live për News24 tha se ditën e sotme nuk ka pasur kontakte mes Bardhit dhe Çuçit. Negociatat kanë nisur që prej një jave, me ndërhyrjen e kryeparlamentare Lindita Nikolla, për shtensionimin e situatës.
Opozita kërkon ngritjen e komisioneve hetimore dhe maxhoranca ka deklaruar se është e hapur që të plotësojë këto kërkesa. Ishte News 24 dhe BalkanWeb që publikuan lajmin të parët për nisjen e negociatave mes palëve.
[embedded content]
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co