Mediat italiane raportojnë se Qiproja dhe Greqia kanë vendosur të mbyllin hapësirën e tyre ajrore këtë pasdite pas një marrëveshje të arritur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Shkaqet e këtij vendimi janë ende të paqarta, teksa nuk dihet se çfarë do të ndodhë në orët në vijim, kur mundësia për shpërthimin e një lufte totale në Lindjen e Mesme është shumë e madhe dhe mund të përfshijë edhe Mesdheun me pasoja serioze në trafikun ajror ndërkombëtar.
Qiproja do të pezullojë trafikun ajror në territorin e saj duke filluar nga ora 17:00 me orën lokale për disa orë ndërsa Greqia do të fillojë nga ora 18:00.
Në lidhje me lajmet dhe postimet që qarkullojnë në internet për një pezullim të trafikut ajror në hapësirën ajrore të Qipros, qeveria qipriote sqaron se këto nuk korrespondojnë me realitetin dhe se fluturimet për dhe nga Qipro po zhvillohen normalisht.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co