Bota

Krizë e monedhave në Belgjikë/ Autoritetet u kërkojnë qytetarëve që t’i shpenzojnë ato: Dhurojini edhe për bamirësi nëse…

krize e monedhave ne belgjike autoritetet u kerkojne qytetareve qe ti shpenzojne ato dhurojini edhe per bamiresi nese



































Autoritetet belge kanë kërkuar nga qytetarët të shpenzojnë monedhat për të mos pasur nevojë për prodhimin e tyre, shkruan Euronews.

euro

Ministria e Financave e Belgjikës ka nisur fushatë në rrjetet sociale ku bën thirrje për shpenzimin e monedhave. Në Belgjikë ka më shumë se 4.2 miliardë monedha, vlera totale e të cilave është më shumë se 1.5 miliardë euro.

Dyqanet belge nuk po mund të kthejnë kusur kur njerëzit paguajnë me para në dorë pasi ka mungesë të madhe të monedhave.

Fushata në rrjetet sociale pasoi paralajmërimet nga një numër shoqatash kryesore tregtare në Belgjikë për mungesën e monedhave.

Ata pretendojnë se qytetarët po kursejnë monedhat pesë, dhjetë dhe 20 centë. Sipas tyre, këto monedha nuk po qarkullojnë sa duhet.

“Që nga kriza e shkaktuar nga COVID-19, konsumatorët i kanë përdorur dukshëm më pak monedhat dhe i kanë ruajtur, duke i penguar të kthehen në qarkullim. Megjithatë, duke qenë se tregtarët kanë nevojë për monedha, ka mungesë”, shpjeguan shoqatat tregtare.

Ata që nuk duan t’i përdorin për pagesë monedhat, mund t’i depozitojnë në një bankë ose t’i dhurojnë për bamirësi. Autoritetet vlerësojnë se duke kthyer vetëm dy për qind të monedhave të papërdorura në qarkullim çdo vit, më shumë se pesë milionë euro mund të kursehen në koston e prodhimit të monedhave të reja.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts