Kroaci-Itali, 24 qershori datë e pafat për kombëtaren italiane/ Dy herë janë eleminuar…

kroaci itali 24 qershori date e pafat per kombetaren italiane dy here jane eleminuar
kroaci itali 24 qershori date e pafat per kombetaren italiane dy here jane eleminuar

Mbrëmjen e sotme Italia dhe Kroacia përballen mes tyre në ndeshjen e tretë të grupit B. Kroatët do të luftojnë për 3 pikë të plota, çka mund ti sigurojë vendin e dytë në grup, ndërsa italianët janë të kënaqur edhe me barazimin, duke u renditur ata të dytët.

Italia mundi Shqipërinë 2-1, u mund nga Spanja 1-0, ndërsa Kroatët kanë barazuar me Shqipërinë 2-2 dhe u mundën nga Spanja 3-0. Italia është në kuotën e 3 pikëve, ndërsa kroatët kanë 1 pikë.

Kompanitë ndërkombëtare të basteve favorizojnë italianët në përballjen me kroatët, por nuk duhet harruar një fakt. 24 qershori është një datë e pafat për kombëtaren italiane.Dhe kjo për faktin se në dy rastet kur ajo është eleminuar nga kompeticionet e mëdha futbollistike ka qenë pikërisht kjo datë, 24 qershori.

Në vitin 2010, Kupa e Botës së luajtur në Afrikën e Jugut, dhe në 2014-ën, Kupën e Botës e luajtur në Brazil, në të dy rastet, më 24 qershor, Italia ka pësuar disfatën.

Në 2010 dështuan ndaj Sllovakisë, duke u mundur 3-2, ndërsa në 2014-ën, ndaj Uruguait, i cili fitoi 1-0.

Sot është 24 qershori i 3-të që mund të qëllojë fatal për kombëtaren e Italisë, ndërsa luajnë përballë një Kroacie që do të synojë fitoren, për të synuar vendin e 2-të në grup që do i kalonte automaktikisht në 1/16 e Euro2024.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →