Disa kafshë janë kthyer në “orakull” në parashikimin e ndeshjeve që po luhen në Gjermani në kuadër të Euro2024. Majmuni, elefanti, qen e mace, po parashikojnë jo vetëm fituesit e përballjeve, por edhe rezultatet e sakta.
Së fundmi një mace ka parashikuar fitoren e Italisë me rezultatin 2-0 kundrejt Kroacisë.
Maces i janë vendosur dy tasa me ushqime, me flamurin e secilit ekip. Macja shkon dy herë te tasi i veshur me flamurin e Italisë, çka përkthehet në fitoren e Azzurëve me rezultatin 2-0.
Gjithsesi ky është thjesht një parashikim, ndërsa ndeshja që do të nisë në orën 21:00 do të tregojë se sa e saktë është macja.
[embedded content]
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co