Kroacia mban zgjedhjet presidenciale më 29 dhjetor

kroacia mban zgjedhjet presidenciale me 29 dhjetor








































Kroacia do t’i mbajĂ« zgjedhjet presidenciale mĂ« 29 dhjetor, ka thĂ«nĂ« kryeministri Andrej Pllenkoviq tĂ« martĂ«n.

kroaci

Emri i fituesit pritet të dihet vetëm pas një balotazhi dy javë më vonë përtej datës së zgjedhjeve.

Qeveria do ta zyrtarizojë datën të enjten ka thënë kryeministri para gazetarëve.

Presidenti aktual, Zoran Millanoviq, mandati i të cilit skadon në shkurt, synon një mandat të dytë dhe aktualisht prin në sondazhe.

Kundërshtari i tij më i madh është kandidati i partisë konservatore në pushtet HDZ, Dragan Primorac, tregojnë sondazhet.

Asnjëri nuk pritet të fitojë në rundin e parë, sipas sondazheve, dhe gjithçka pritet të finalizohet në rundin e dytë që mund të mbahet më 12 janar.

Millanoviq i ka fituar zgjedhjet presidenciale në janar të vitit 2020 si kandidat i partisë kryesore opozitare të Social-Demokratëve.

NdonĂ«se ka çuar pĂ«rpara politikĂ« tĂ« “KroacisĂ« normale” si demokraci liberale, nĂ« vjetĂ«t e fundit ai ka adoptuar retorikĂ« populliste.

Presidenti 58-vjeçar ka dĂ«nuar qĂ«ndrimin e Bashkimit Evropian pĂ«r luftĂ«n e RusisĂ« kundĂ«r UkrainĂ«s, duke nxitur kryeministrin e shtetit qĂ« ta akuzojĂ« atĂ« pĂ«r “qĂ«ndrime pro-ruse”.

Ndonëse pozita e presidentit është kryesisht ceremoniale, presidenti përfaqëson Kroacinë në skenën botërore, koordinon bashkë me Qeverinë politikën e jashtme dhe është në krye të forcave të armatosura.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →