Kryebashkiaku Erion Veliaj del nga Prokuroria e Posaçme pas 5 orësh dëshmi në SPAK

kryebashkiaku erion veliaj del nga prokuroria e posacme pas 5 oresh deshmi ne spak scaled








































Kryebashkiaku Erion Veliaj ka dalë nga Prokuroria e Posaçme pas 5 orësh dëshmi në SPAK.

erion veliaj 6

Pas daljes nga SPAK, kryetari i Bashkisë Tiranë deklaroi shkurtimisht se do të jepte informacione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës.

“Do t’ju shpjegoj nga mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj për gazetarët.

Erion Veliaj mbërriti në Prokurorinë e Posaçme rreth orës 09:00 dhe doli rreth orës 14:00.

Sipas gazetares, Klodiana Lala, kryebashkiaku Veliaj u mor në pyetje si person në dijeni në kuadër të hetimit që po zhvillohet ndaj tij për korrupsion pasiv, ndërsa më herët është marrë edhe dëshmia e bashkëshortes, Ajola Xoxa.

“Erion Veliaj është larguar nga ambientet e SPAK, ku dha shpjegime si person në dijeni në kuadër të hetimeve ndaj Veliajt dhe familjarëve të tij për dyshimet për korrupsion pasiv. Po ashtu hetimi pasuror që po kryhet nga SPAK. Veliaj nuk shoqërohej nga avokat, kjo do të thotë se është thirrur vetëm si person në dijeni”, raportoi gazetarja Klodiana Lala.

Kujtojmë që më 6 Dhjetor, Prokuroria e Posaçme dhe agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, sekuestruan telefonin e Ajola Xoxës.

Erion Veliaj, në reagimin në rrjetet sociale, u shpreh se mirëpriste çdo hetim ndaj tij, apo familjarëve.

“Hetimi pasuror që po kryhet ndaj meje dhe familjarëve të mi, jo vetëm janë të mirëpritura, por edhe i mbështes në çdo hap”, theksoi kryebashkiaku i Tiranës.

Veliaj deklaroi se ai dhe familjarët e tij, do jenë gjithmonë të hapur për çdo veprim dhe vendim të institucioneve të drejtësisë’

“Familjarët e mi dhe unë, si qytetar i këtij vendi, por njëkohësisht edhe në cilësinë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, do të jemi gjithmonë të hapur për çdo veprim dhe vendim të institucioneve të drejtësisë, por duke përbuzur njëkohësisht me neveri çdo të pavërtetë, që ka si qëllim dëmtimin e imazhit tim dhe familjarëve të mi, si dhe duke përhapur, mbi të gjitha, disinformacione edhe mbi vetë punën e këtyre institucioneve”, shkruante Veliaj.

Me vendim të GJKKO, më 6 dhjetor Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit ka marrë autorizimin dhe kërkonte të kontrollonte telefonin e Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Agjentët e BKH shkuan në orët e para të mëngjesit në banesën ku jeton kryebashkiaku, pikërisht për të kontrolluar telefonin e bashkëshortes se tij. Bëhet me dije se nuk ka patur kontroll të banesës, por zbatim i vendimit të gjykatës për të këqyrur telefonin e bashkëshortes së Veliajt.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →