Kryebashkiaku i Matit u thirr në SPAK! Momenti kur largohet me vrap nga godina e Prokurorisë së Posaçme

kryebashkiaku i matit u thirr ne spak momenti kur largohet me vrap nga godina e prokurorise se posacme





































Kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj është thirrur sot për t’u marrë në pyetje në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion. Kryebashkiaku socialist ka mbërritur në ambientet e SPAK paraditen e sotme i vetëm.

Në pamjet e siguruara nga Panorama.al. shihet momenti teksa Agron Malaj largohet me vrap nga godina e Prokurorisë së Posaçme për shkak të reshjeve të dendura të shiut.

Nuk dihet ende arsyeja përse kryebashkiaku i PS-së, Agron Malaj u mor në pyetje nga SPAK.
Agron Malaj para se te merrej me politikë ka qene pjese e Gardes se Republikes, po ashtu eshte i njohur se ka qene në “Grupin e Zjarrit” ne ngjarjet e 21 janarit 2011 ku u vrane 4 protestues gjate tubimit te Partise Socialiste asokohe ne opozite.

Pas kesaj ngjarje, Agron Malaj eshte perfshire aktivisht ne politike me Partine Socialiste, ku fitoi mandatin e kryebashkiakut te Matit.

Agron-malaj-gardisti-deputet

Agron Malaj
Agron Malaj

agron-malaj-scaled-1 agron malaj

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al